Meteorologu Mendim Rugova ka bërë një parashikim për motin e muajit shtator. Ai thekson se gjatë dy javëve të ardhshme, temperaturat do të shënojnë rënie. Lidhur me muajin gusht, Rugova, gjatë një prononcimi për KlanKosova, theksoi se temperaturat gjatë asaj periudhe arritën nivele rekord. Ai shtoi gjithashtu se ekziston mundësia që viti 2027 të jetë edhe më i nxehtë se viti aktual.
