Një 65-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Mirditë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima, i identifikuar si V. B., u gjet i pajetë në automjetin e tij rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas.

Paraprakisht, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, lidhur me një ngjarje tjetër të rëndë kriminale të ndodhur në vitin 2023.

Ndërkohë, në fshatin Munaz, policia ka gjetur një automjet të djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Policia ka bërë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.