Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte, të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale, duke nisur nga ora 13:30.

Deri tani, Prokuroria nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, as për veprimet konkrete për të cilat dyshohen. Këto detaje pritet të bëhen publike gjatë konferencës për media.