**Vidhet Arka e Bamirësisë në Xhami në Lipjan, Arrestohen Dy të Dyshuar**
Një sasi parash është vjedhur të shtunën pasdite nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy persona, shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë hyrë në objektin fetar dhe, duke përdorur një mjet të fortë, kanë thyer arkën e donacioneve dhe kanë marrë paratë.
Pas një hetimi të thelluar, Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit. Ata, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është klasifikuar si “Vjedhje e rëndë”.
