PSG synon Julian Alvarezin, rritet konkurrenca për Barcelonën

Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Paris Saint-Germain ka nisur monitorimin e situatës së tij.

Sipas raportimeve të El Nacional, trajneri Luis Enrique dhe këshilltari sportiv Luis Campos besojnë se PSG-ja ka nevojë për një qendërsulmues dhe Alvarez shihet si një opsion i mundshëm për këtë rol.

26-vjeçari raportohet se dëshiron të largohet nga klubi spanjoll, veçanërisht pasi Atletico refuzoi t’i hapte rrugë një transferimi te Barcelona, e cila ishte destinacioni i tij i preferuar.

Megjithatë, PSG-ja mund të paraqitet si një alternativë serioze, duke pasur parasysh se Atletico Madrid kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit.