Big Brother VIP Albania 5: Juela eliminohet nga gara, vetëm dy javë para finales së madhe.

Pas një nominimi të fortë dhe plot tension mes Shëndritit, Edisës dhe Juelës, publiku shqiptar ka vendosur: Juela ishte banorja që mori më pak vota, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit të saj në Shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Ky eliminim vjen vetëm dy javë përpara natës finale, ku do të shpallet fituesi.

Ndërkohë, Edisa dhe Shëndriti siguruan vazhdimin e garës, duke vijuar betejën për një vend në finalen e shumëpritur.