Rikthimi i Fenerbahçe-s në fazën e grupeve të Champions League me barazimin 1-1 ndaj Romës u hijezoi nga një ngjarje e papritur pas ndeshjes. Trajneri Ismail Kartal njoftoi dorëheqjen e tij nga drejtimi i klubit turk, një lajm që befasoi jo vetëm opinionin publik, por edhe vetë lojtarët e tij.

Gjatë deklaratave pas ndeshjes, mbrojtësi i Fenerbahçe-s, Archie Brown, u përball me këtë lajm pikërisht nga pyetjet e gazetarëve, duke mbetur tërësisht i shokuar.

“Çfarë do të thuash ka dhënë dorëheqje? Çfarë? Si trajner? Nuk e dija këtë gjë,” u shpreh i habitur futbollisti, i cili nuk e dinte se trajneri i tij kishte vendosur të largohej menjëherë pas përfundimit të takimit.

Kjo skenë pasqyron trazirat e papritura brenda kampit të klubit nga Stambolli, ku arsyet e vendimit drastik të Kartal mbeten ende enigmatike për të gjithë. /IndeksOnline/