Atletico Madrid siguroi një pikë në krye të LaLiga-s, pas fitores 2-0 ndaj Levante-s në stadiumin "Ciutat de Valencia", një rezultat që e çon në nëntë numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje për "Rojiblancos" në të gjitha kompeticionet!
Ndërkohë, Atleti ka arritur të mos pësojë gol në tri ndeshje radhazi në kampionat, duke pësuar gjithsej vetëm tetë gola në 11 ndeshje deri më tani.

Perveç fitores,trajneri Diego Simeone barazon rekordin e Luis Aragonés prej 344 fitoresh në La Liga!
Por, tani ata duhet ta përqendrojnë vëmendjen te faza e ligës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, pasi të martën presin Bayern Munichun.
