Xhudisti kosovar Dardan Cena ka siguruar avancimin në raundin e dytë të Grand Slamit të Hungarisë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Cena triumfoi ndaj kundërshtarit gambian, Faye Njie, duke vazhduar kështu garën e tij në këtë kompeticion prestigjioz.
Në raundin e ardhshëm, ai do të përballet me malazezin Petar Radoic, në një përballje kyçe për kualifikimin në raundin e tretë.
