Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Kosova sot solidarizohet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri për ta.

Mustafa shprehu pritshmërinë që këta ish-krerë, të cilët, sipas tij, luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, të kthehen në atdhe.

Në një deklaratë të tij, ai shkroi: “Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin.”