**Fotografia e Krerëve të UÇK-së Shfaqet në Times Square**
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shpend Gjocaj, ka bërë të ditur se në zemër të Times Square në Nju Jork, është vendosur një billboard me fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Gjocaj theksoi se realizimi i kësaj nisme ka hasur në vështirësi të shumta. Disa operatorë kanë refuzuar publikimin e fotografisë dhe mesazhit, duke i konsideruar ato si përmbajtje politike.
“Jemi këtu në Times Square. Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme javën e kaluar për ta vendosur në njërin nga billboardet fotografinë e katërshes së UÇK-së, që po mbahet në Hagë,” u shpreh Gjocaj.
