**Studim: Ritmi i shpejtë i ecjes lidhet me jetëgjatësi më të madhe**

Një studim i fundit, i realizuar në Leicester, sugjeron se njerëzit me një ritëm të shpejtë ecjeje mund të jetojnë më gjatë sesa ata që ecin ngadalë, pavarësisht nga pesha e tyre trupore.

Për këtë qëllim, studiuesit analizuan të dhënat e 474,919 personave me një moshë mesatare prej 52 vjeçsh, në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë periudhës 2006-2016.

Ata zbuluan se gratë që ecnin me një ritëm të shpejtë kishin një jetëgjatësi mes 86.7 dhe 87.8 vjeç, ndërsa burrat me ritëm të njëjtë kishin një jetëgjatësi nga 85.2 deri në 86.8 vjeç.

Në kontrast, ecësit e ngadaltë shfaqën një jetëgjatësi dukshëm më të ulët: gratë rreth 72.4 vjeç dhe burrat rreth 64.8 vjeç.

Studimi, i publikuar javën e kaluar në revistën “Mayo Clinic Proceedings”, theksoi se ky raport mbeti i njëjtë, pavarësisht nëse personat që ecnin shpejt kishin pasur periudha të mbipeshës.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se studimi tregon vetëm një korrelacion, jo një marrëdhënie shkak-pasojë, çka do të thotë se ecja e shpejtë nuk garanton domosdoshmërisht jetëgjatësi. Pavarësisht kësaj, studiuesit sugjerojnë se shpejtësia e ecjes mund të shërbejë si një tregues i thjeshtë për mjekët, për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të pacientëve të tyre, krahas testimetve të tjera.