Megjithëse nuk mori një nominim individual për çmimet Emmy, Selena Gomez shkëlqeu në tapetin e kuq, duke u shfaqur si një fituese e padiskutueshme.
Aktorja 34-vjeçare tërhoqi të gjitha vëmendjet me zgjatimet e reja të flokëve dhe një fustan të artë, plot shkëlqim, në mbrëmjen më të madhe të televizionit.
Gomez dukej madhështore me fustanin metalik pa rripa nga Louis Vuitton, i cili nxirrte në pah linjat e saj trupore dhe paraqiste një dizajn të veçantë në formë mozaiku.
Për këtë rast, ajo zgjodhi të ndryshonte modelin e saj të zakonshëm me flokë të kapura mbrapa, të cilin e preferon shpesh në eventet e tilla. Në vend të kësaj, ajo i la flokët të lirshme, të stiluara në onde natyrale, që i binin bukur mbi supe, falë edhe shtesave të flokëve.
Aktorja dhe këngëtarja e plotësoi pamjen me një palë vathë të varur, të stolisur me diamante vezulluese. Ndërkohë, lëkurën e saj prej porcelani e theksoi me një grim natyral dhe delikat, të shoqëruar me një nuancë të lehtë rozë në buzë.
