Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka njoftuar se pas verdiktit nga Gjykata Speciale në Hagë ka takuar babain e tij.

“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i tij i plotë:

Sapo përfundova vizitën me babin.

Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.