Leonora Jakupi reagon ashpër pas vendimit të Hagës: “Sot u vra liria jonë!”
Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar ashpër pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Jakupi publikoi një fotografi të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shoqëruar me emblemën e saj, ndërsa reagimin e nisi me fjalët prekëse: “Sot u vra liria jonë!”
Ajo theksoi se vendimi nuk ishte marrë “në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës”, duke e kundërshtuar fuqishëm atë. Sipas Jakupit, aktgjykimi ishte dhënë “në emrin e Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës”.
Ky reagim vjen pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, shpallur më 16 shtator, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa të katërtit u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte. Vendimet mund të apelohen.
