Pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit.

Pas takimit, ai ka treguar se vendimi nuk ka ndikuar në qëndrimin dhe stoicizmin e ish-presidentit Thaçi, duke thënë se vazhdon ta ruajë besimin përkundër vendimit të sotëm.

Vëllai i Thaçit ka treguar se ai ka kërkuar nga familjarët, miqtë dhe qytetarët që të vazhdojnë ta ruajnë besimin dhe të presin vijimin e procesit gjyqësor.

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, ka thënë Idriz Thaçi për Nacionale.

“Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, ka shtuar Idriz Thaçi.