Këngëtarja Leonora Jakupi ka shprehur zhgënjimin dhe rëndesinë e saj lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë ditë si “më të rëndën për popullin e Kosovës”.

Duke marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Qeverisë së Kosovës, Jakupi theksoi nevojën që institucionet të angazhohen më tepër në mbështetjen e apelit ndaj këtij aktgjykimi.

“Mund të them lirisht se është dita më e rëndë për popullin e Kosovës,” u shpreh ajo. “Ende nuk jemi të vetëdijshëm për dëmin që i është shkaktuar Kosovës me këtë vendim. Konsideroj se nga ana institucionale është dashur të bëhet shumë më tepër.”