Forca të shtuara të Policisë janë parë në mëngjesin e sotëm te objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, një protestë para objektit të Qeverisë është paralajmëruar edhe për sot.

Kjo, protestë po organizohet në shenjë revolte kundër vendimit në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së, të cilët u dënuan më 81 vjet burgim nga Specialja.

Një protestë e tillë është mbajtur edhe dje para EULEX-it dhe objektit të Qeverisë.