Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në platformën sociale Facebook, Tahiri theksoi se “Kosova sot është ndryshe”, duke shpjeguar se ky ndryshim nuk është i pranueshëm për popullin, i cili vazhdon të kërkojë vetëm drejtësi.

“Sot Kosova është ndryshe. Është një ndryshim që populli i Kosovës nuk e pranon. Ky popull kërkon vetëm drejtësi. Padrejtësinë e ka luftuar dhe do ta luftojë gjithmonë, me vendosmëri e pa u dorëzuar. Drejtësi për Çlirimtarët,” ka shkruar Tahiri.