Eva Longoria magjeps me fustanin e artë në galanë bamirëse në Madrid
Aktorja, producentja dhe regjisorja e njohur, Eva Longoria, mori pjesë në galanë bamirëse “Cash & Rocket” në Madrid, e cila kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për Fondacionin Global Gift. Kjo organizatë shquhet për ndihmën ndaj fëmijëve, grave dhe familjeve në situata të cenueshme.
Në eventin e mbajtur këtë javë në “Casino de Madrid”, ylli 51-vjeçar veshi një fustan të gjatë me ngjyrë ari, krijuar nga stilistja Marmara Halim. Ajo e kombinoi atë me këpucë të markës Alevi, një çantë Jimmy Choo dhe bizhuteri EFFY. Flokët e saj të gjatë gështenjë, të lëshuar lirshëm, ishin stiluar në një frymë magjepsëse të Hollivudit klasik, duke i dhënë asaj një pamje që la pa fjalë të pranishmit.
Mbrëmja gala shënoi kulmin e turneut “Cash & Rocket Spain Tour 2026”, gjatë të cilit 50 gra nga fusha të ndryshme profesionale udhëtuan përmes Spanjës me makina të kuqe për katër ditë, nën sloganin “Le të fillojmë ndryshimin”.
Qëllimi kryesor i turit ishte të bashkonte gratë në një kauzë të përbashkët humanitare dhe të grumbullonte fonde për Fondacionin Global Gift. Në total u mblodhën 130,951 euro, ndërsa Elena Knezek dhe Jessica Davenport ishin ato që grumbulluan shumën më të madhe.
Eva Longoria, e cila mban titullin e presidente nderi dhe ambasadore e Fondacionit Global Gift, drejtoi mbrëmjen gala së bashku me themeluesen e fondacionit, María Bravo, dhe themeluesen e “Cash & Rocket”, Julie Brangstrup.
