Prishtina mbushet me protestues: Mijëra me flamuj të UÇK-së marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”
Një numër i madh qytetarësh po i drejtohen sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë marshimit drejt kryeqytetit, protestuesit shihen duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, ndërsa dëgjohen thirrje mbështetëse për UÇK-në.
Protestues nga qytete të ndryshme të Kosovës po i bashkohen marshimit, ndërsa grumbullimi masiv pritet të kulmojë në sheshin “Skënderbeu”.
Kjo protestë zhvillohet pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
