Të paktën 16 persona, përfshirë pesë pjesëtarë të policisë, janë vrarë pasi një automjet i mbushur me eksplozivë është përplasur me një xhami në veriperëndim të Pakistanit, sipas një zyrtari të lartë policor në Peshawar.
Përleshjet mes sulmuesve dhe forcave të sigurisë vazhdojnë në vendin e ngjarjes, në distriktin Kohat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, shkruan BBC .
Sipas një zyrtari policor, njëri prej sulmuesve është vrarë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur operacionin në zonë.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, shprehu keqardhje për sulmin dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit nga shpërthimi.
