Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sonte nga ora 20:30, mbahet koncerti përmbyllës i Festivalit DAM, duke sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore me dy artistë të shquar nga Japonia.

Në skenën e koncertit do të prezantohen Toshiyuki Muramatsu – kontratenor dhe Masaaki Saito – pianist, të cilët do të interpretojnë një program të veçantë për publikun kosovar.

Koncerti shënon përmbylljen e edicionit të sivjetmë të Festivalit DAM, një ngjarje që i kushtohet muzikës dhe sjell në Kosovë artistë e krijues nga vende të ndryshme.