Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet e tyre familjare, shoqëruar nga djali i tyre i vogël, Areej Darrian.

Bazuar në postimet e tyre në rrjetet sociale, familja ka zgjedhur bregdetin e Turqisë si destinacion për këto pushime.

Në imazhet e ndara me ndjekësit, Eronita ka publikuar disa çaste nga ky udhëtim relaksues. Në një prej fotografive, ajo shihet duke mbajtur vogëlushin në krahë gjatë udhëtimit. Një tjetër foto shfaq Areej-in të shtrirë mbi peshqir në plazh, pranë karrocës së tij, imazh të cilin Eronita e ka shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “dashuri”.

Pushimet duket se janë bërë më të plota me ardhjen e vajzës së madhe të këngëtarit, Tarës. Blero ka postuar një pamje nga resorti dhe ka etiketuar vajzën e tij nga martesa me aktoren Teuta Krasniqi, duke konfirmuar se po shijojnë të gjithë së bashku këtë udhëtim bregdetar familjar.

Burimi: Prive