Pas vendimit të fundit në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar një protestë në New York, e cila do të mbahet të martën, më 22 shtator, para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Tubimi, sipas platformës “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 18:00 dhe është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Protesta do të mbahet pas dënimeve në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.
