Roma dhe Interi kanë ndarë pikët në një përballje dramatike në “Olimpico”, e cila përfundoi me rezultat 2:2.
Roma e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi të dyfishtë. Manu Koné ishte heroi i vendasve, duke realizuar dy herë, fillimisht në minutën e 31-të dhe më pas në të 39-tën.
Interi reagoi menjëherë pas pushimit. Lautaro Martínez shënoi në minutën e 46-të, duke rikthyer zikaltërit në lojë. Më pas, mysafirët arritën të barazonin rezultatin për të marrë një pikë nga “Olimpico”.
Me këtë rezultat, të dyja skuadrat mbeten pa humbje në kampionat, ndërsa përballja prodhoi një nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje në Serie A.
