Mbrëmë në Berlin u shfaq premiera e filmit “Shame and Money” (“Von Scham und Geld”), me regji të regjisorit kosovar Visar Morina.
Prania e një publiku të veçantë në një sallë të mbushur plotë, me përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë, ambasadorë, anëtarë të trupit diplomatik, gazetarë, artdashës, si dhe bashkatdhetarë nga mërgata jonë, krijoi një atmosferë unike dhe tejet emocionuese.
Mbrëmja u pasurua nga prania e regjisorit Visar Morina dhe aktorëve Astrit Kabashi, Flonja Kodheli dhe Fiona Gllavica, të cilët bashkëbiseduan me publikun dhe ndanë përvojat e tyre mbi krijimin dhe rrugëtimin ndërkombëtar të filmit.
Kjo ngjarje ishte një mundësi e veçantë për të promovuar kinemanë kosovare dhe për të sjellë në vëmendjen e publikut gjerman një vepër që po shënon një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.
Në këtë drejtim, suksesi i “Shame and Money”, i cili është kualifikuar për garën e Academy Awards (Oscars) 2027, në kategorinë International Feature Film, përfaqëson jo vetëm një arritje të rëndësishme për autorët dhe ekipin e filmit, por edhe një moment të çmuar për kinemanë kosovare në arenën ndërkombëtare.
