Paris Saint-Germain po punon për të siguruar të ardhmen e tre prej futbollistëve kryesorë të repartit ofensiv.

Sipas L’Équipe, Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Désiré Doué janë në negociata me klubin parisien për kontrata të reja. Dembélé është pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje deri në vitin 2030, ndërsa bisedimet me Kvaratskhelian janë në fazë të avancuar.

Ndërkohë, PSG i ka bërë edhe Doué një ofertë për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2031 ose 2032, me një rritje të konsiderueshme të pagës për të reflektuar rëndësinë e tij në skuadër.

Klubi francez tashmë ka avancuar ose finalizuar marrëveshje të reja me disa prej titullarëve të tij, duke përfshirë Luis Enrique, Fabián Ruiz, Lucas Beraldo, Senny Mayulu, João Neves dhe Willian Pacho.