Çmimet e biletave të autobusëve në vend kanë filluar të shënojnë rritje

Çmimi i biletës për linjën e autobusëve Gjakovë–Prishtinë–Gjakovë, e operuar nga kompania Armend Tours, do të rritet nga 5 në 6 euro.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi drejtuar udhëtarëve, ku thuhet se rritja prej një euroje vjen si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve dhe kostove të operimit.

“Ju njoftojmë se çmimi i biletës për linjat Gjakovë–Prishtinë–Gjakovë, të operuara nga Armend Tours, do të rritet nga 5€ në 6€”, thuhet në njoftim.

Kjo rritje vjen në një kohë kur çmimet e naftës kanë shënuar rritje, duke ndikuar edhe në kostot e operimit të kompanive të transportit./IndeksOnline/