Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, ku shfaqet me një pamje elegante dhe të kuruar.

E veshur me një kombinim të zi dhe të bardhë, këngëtarja ka pozuar pranë shtëpisë, ndërsa në fokus ka qenë edhe look-u i saj, shkruan Indeksonline.

Krahas fotos, Beatrix ka shkruar: “somewhere between sweetheart and trouble” (“diku mes ëmbëlsisë dhe telasheve”), duke i dhënë postimit një nuancë lozonjare.

Fotoja ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj./Indeksonline/