Kënga “Training Season” e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur shifrën prej 1 miliard stream-esh në Spotify.
Me këtë arritje, “Training Season” bëhet kënga e 15-të e Dua Lipës që kalon pragun e 1 miliard dëgjimeve në platformën muzikore, transmeton Indeksonline.
Ky është një tjetër milestone i rëndësishëm në karrierën e artistes, e cila vazhdon të jetë ndër emrat më të dëgjuar dhe më të suksesshëm të muzikës pop në nivel ndërkombëtar.
Suksesi i “Training Season” vjen pas publikimit të albumit “Radical Optimism”, duke i shtuar edhe një tjetër rekord katalogut muzikor të Dua Lipës./Indeksonline/

