Drenica ka arritur një fitore të madhe, duke e mposhtur thellë Llapin.
Skuadra e drejtuar nga Jeton Mehmeti e mposhti Llapin e Tahir Batatinës me shifrat prej 4-0.
Drenica ishte e disponuar për lojë qysh nga fillimi, duke shënuar tre gola vetëm në pjesën e parë.
Gjergji Kote shënoi në minutën e 14-të të ndeshjes, për golin e parë në ndeshje.
Durmishaj shënoi në minutën e 41-të, derisa tre minuta më vonë shënoi edhe një herë përmes Kotes.
Agim Zeka shënoi në minutën e 70-të për golin e katërt të ndeshjes, për tre pikë të rëndësishme për Drenicën.
Drenica shkon në kuotën e nëntë pikëve, në vendin e shtatë në tabelë.
Ndërkohë, Llapi mbetet në tri pikë, në vendin e nëntë./GazetaExpress/
