Skuadra e Amedsporit shënoi fitore të madhe 3:2 në javën e gjashtë në Superligë ndaj Besiktasit.
Lumbardh Dellova dhe Ermal Kraniqi luajtën nga minuta e parë dhe zhvilluan një super ndeshje, shkruan Indeksonline
Pikërisht Dellova e pati një moment interesant gjatë ndeshjes.
Mbrojtësi kosovar bëri një ndërhyrje të ashpër në lojtarin kundërshtar, Dusan Vlahovic.
Dellova bëri një start të ashpër nga mbrapa dhe e rrezoi sulmuesin serb.
Në këtë rast, mbrojtësi dardan u ndëshkua me karton të verdhë./Indeksonline./
