**Nxehtësi Rekord dhe Stuhi Ekstreme: Priten Masa Ajrore më të Ftohta**

Kosova po përballet me një valë nxehtësie rekord dhe lagështie të lartë, ndërsa rreziku i stuhive dhe reshjeve ekstreme është i lartë. Ky zhvillim ka ngritur alarmin te shkencëtarët, pasi atmosfera tokësore gjatë muajit gusht regjistroi sasinë më të lartë të avujve të ujit të shënuar ndonjëherë.

Lidhur me këtë shqetësim, meteorologu Mendim Rugova foli në KlanKosova. Ai deklaroi se gjysmëmujori i parë i shtatorit ka vazhduar me temperatura të larta, pothuajse të barabarta me ato të vitit të kaluar në Prishtinë. Sipas Rugovës, kjo periudhë e rendit atë ndër gjysmëmujorët e parë të shtatorit më të nxehtë të regjistruar në 40-45 vitet e fundit, që nga vitet ’80.

Megjithatë, Rugova theksoi se ky fenomen nuk është domosdoshmërisht shqetësues, pasi situata të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në Kosovë.

Sipas tij, ditët në vijim do të sjellin ndryshime thelbësore në mot. “Po priten masa më të ftohta ajrore,” deklaroi meteorologu.