Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm të përfaqësueses zvicerane. Vendimi është marrë pas një bisede mes futbollistit dhe drejtuesve të Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV), pas çështjes së bërë publike lidhur me certifikatën e tij të vaksinimit.
Sipas SFV-së, Xhaka i ka informuar drejtuesit e federatës për situatën dhe ka paralajmëruar se do të flasë publikisht për rastin dhe do të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.
“Granit Xhaka na informoi mbrëmë për situatën dhe njëkohësisht na tha se do të flasë publikisht dhe do të marrë përgjegjësi”, deklaroi presidenti i SFV-së, Peter Knäbel.
Palët kanë rënë dakord që Xhaka të mos jetë pjesë e grumbullimit të radhës, me arsyetimin se kjo është në interes të skuadrës dhe i mundëson ekipit të përqendrohet te ndeshjet e ardhshme të UEFA Nations League.
Më 3 dhe 6 tetor, Zvicra do të luajë në Luzern kundër Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/
