Train2win Scouting Days pak muaj më parë kishte zbarkuar në Kosovë për të përzgjedhur talentët më premtues në vend.

Dhe një nga ta duket se e kanë piketuar. Bëhet fjalë për djaloshin nga Istogu, Fabjon Zeqiraj.

Fabjoni ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 6 asistime në prezentimin që ka bërë me skuadrën e skautëve gjermanë pasi ishte përzgjedhur në Kosovë.

Talentin e madh e ka dëshmuar edhe në akademi të fuqishme evropiane e gjermane si Shtutgart, Hoffenheim, Braga e Lask Linz.