Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Skënderajt, ka konfirmuar për Express vdekjen e një 65-vjeçari.

Zahiri konfirmoi se sot rreth orës 16;25 është raportuar se në fshatin Marine të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Zahiti për Express.

Rasti është duke u hetuar.