Nasim Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur nëse me deklaratat e tij po nënkupton se janë bërë gabime dhe duke i kërkuar atij të tregojë rrugën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Haradinaj ka theksuar se i vetmi person që mund të ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së është Albin Kurti.
“Albin, na trego rrugën tënde se si mund t’i mbrojmë ata që i kemi në Hagë”, ka deklaruar ai ndër të tjera.
Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Politiko” të Kanalit 10.
