Platforma “Liria Ka Emër” mban sot konferencë shtypi, paralajmëron protestën e radhës
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot një konferencë shtypi, e cila është caktuar të nisë në orën 14:00.
Gjatë kësaj konference, pritet të prezantohen zhvillime dhe qëndrime të reja lidhur me aktivitetin e saj.
Ky takim me median vjen disa orë para se të mbahet protesta e radhës e platformës, e shtata me radhë, e cila do të nisë në orën 21:00.
