Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork ishte “shumë konstruktiv”, ndërsa diskutimet u përqendruan në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Macron tha se gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e rihapjes së ngushticës së Hormuzit, një rrugë e rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit.
“U diskutuan disa zgjidhje që do të mundësonin, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, gjetjen e mënyrave për të lejuar më shumë anije transportuese dhe cisterna të kalojnë”, tha Macron.
Sipas tij, një tjetër çështje e diskutuar ishte situata në Detin e Kuq, e cila sipas Macron është e rëndësishme për çmimet globale.
Sa i përket luftës në Ukrainë, Macron tha se i kërkoi Trumpit që të përshpejtohet furnizimi i Ukrainës me sisteme mbrojtëse, veçanërisht me interceptorë raketorë.
Macron bëri të ditur gjithashtu se me Trumpin diskutoi mundësinë e një “armëpushimi energjetik” dhe një moratoriumi në Detin e Zi.
Pas takimit me Trumpin, Macron tha se do ta diskutojë këtë çështje edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, shkruan Euronews.
