Tijjani Reijnders bëri lëvizjen befasuese këtë verë.

Pas vetëm 1 viti te Manchester City, ai vazhdoi karrierën në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Qadsiah ku është bërë një nga lojtarët më të paguar aty.

Reijnders, po ashtu u pyet rreth këtij vendimi duke dhënë edhe disa detaje nga ky transferim.

“Kur të përfundojë karriera ime si lojtar, nuk dua të më duhet të punoj më. Sigurisht, ndoshta nuk do të më ishte dashur të punoja më as pas kontratës me Manchester City-n, por ky transferim më mundëson të siguroj të ardhmen e brezave të ardhshëm të familjes sime. Nuk do të gënjej për këtë. Duke nënshkruar këtë kontratë, mund të sigurohem që edhe nipërit e mi të jenë të sigurt financiarisht; pra, pse të mos e bëja”, u shpreh Reijnders.

Aktualisht ai është në grumbullim me Kombëtaren e Holandës, ku do të luaj në ligën A të “Nations League”./IndeksOnline/