Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se ka propozuar
Mybera Mustafën për pozitën e Drejtoreshës së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.
Selmanaj ka thënë se Mustafa ka përvojë të gjatë profesionale dhe institucionale, duke përmendur angazhimin e saj si Shefe Ekzekutive në Komunën e Prizrenit, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Këshilltare e ish-kryeministrit Isa Mustafa, raporton IndeksOnline.
Ai ka vlerësuar se përvoja dhe profesionalizmi i saj do t’i shërbejnë qytetarëve të Prizrenit.
“Jam i bindur se Dr. Mybera Mustafa do të na përfaqësojë me punë, profesionalizëm dhe përkushtim”, ka shkruar Selmanaj.
