Juventusi po përballet me lëndimin e Kamil Grabarës.
Polaku, pati shqetësimet e tij gjatë stërvitjeve me “Bianconerët” ku pësoi çarje në ligamentin e tij.
Ndërsa tani ata kanë gjetur zëvëndësuesin e tij, duke rikthyer ish-portierin e tyre Norberto Neton.

Neto, kishte qenë te Juventusi në periudhën e viteve 2015-2017 ku u përdor si zëvëndësues i Gianluigi Buffonit.
Ai së fundmi ishte në Brazil te Botafogo, ku bëri 13 paraqitje./IndeksOnline/
