Eder Militao është shumë afër të bëjë rikthimin e tij nga lëndimi.
Që nga prilli ai ishte jashtë fushës së blertë, ku pësoi këputje të rëndë të kofshës së pasme në ndeshjen ndaj Alavesit.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ai postoi një video në faqen e tij, ku mbajti stërvitje individuale dhe po sinjalizon se mund të kthehet shumë shpejtë nën urdhërat e Jose Mourinhos.
Militao, bëri vetëm 21 paraqitje sezonin e kaluar ku shënoi 2 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/
