**Protestë e shqiptarëve para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë”**
Në Nju Jork, qindra shqiptarë u mblodhën të martën para selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të protestuar kundër vendimeve të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata ngritën zërin me thirrjen “Drejtësi, jo politikë”, duke kërkuar lirimin e tyre.
Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe të qarta si “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, “Lironi heronjtë tanë”, “Heronj të luftës e të paqes”, si dhe kërkesa për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Që prej 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale shpalli vendimet dënuese, protestat në Kosovë nuk kanë pushuar. Demonstrata të ngjashme janë mbajtur kohët e fundit edhe në qytete të ndryshme si Nju Jork, Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Gjykata Speciale i shpalli ish-krerët fajtorë për krime lufte: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
