**Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, darkon në restorantin e sipërmarrësit kosovar në Berlin**
Kryetari i partisë opozitare gjermane CDU, Friedrich Merz, ka vizituar dhe darkuar në restorantin “Bocca di Lupo” në Berlin. Ky është një nga konceptet gastronomike të sipërmarrësit kosovar, Fatos Xhafolli.
Restoranti, që ndodhet në bulevardin e njohur Kurfürstendamm, drejtohet nga vëllezërit prishtinas Fatos dhe Valzon Xhafolli, gastronomë me një përvojë të gjatë në kryeqytetin gjerman. Sipas informacioneve të vetë restorantit, vëllezërit Xhafolli janë aktivë në fushën e gastronomisë që nga viti 1995.
Vitet e fundit, Fatos Xhafolli dhe restorantet e tij në Berlin janë shndërruar në një pikëtakimi për personalitete të njohura nga bota e biznesit, politikës, artit dhe sportit.
Ky shembull dëshmon suksesin e arritur përmes punës, kreativitetit dhe përkushtimit, duke prezantuar denjësisht potencialin dhe vlerat e sipërmarrjes shqiptare në diasporë.
