Një furrë buke në lagjen Tokbahçe në Prishtinë, ka qenë cak i një grabitjeje gjatë natës, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të maskuar depërtojnë në objekt.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:00, ndërsa në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihen veprimet e tyre.

Grabitësit kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

Pas rastit është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa hetimet për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

Pamjet e kamerave të sigurisë mund t’i shihni më poshtë.