Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin që ai ka pasur me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ambasadori ka shkruar se me Abdixhikun, kanë diskutuar ‘’ për rëndësinë e vazhdimit të reagimeve të qeta dhe dinjitoze’’ pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.
‘’Sot u takova me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, theksuam nevojën për përfundimin sa më të shpejtë të formimit të institucioneve, në mënyrë që Kosova të mund të përqendrohet në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të saj dhe në avancimin e objektivave tona të përbashkëta ndërkombëtare’’, ka shkruar ai.
