Rrëfim prekës i një ish-ushtari të UÇK-së në protestën “Jo në emrin tim”

Një rrëfim plot emocione nga një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u dëgjua sonte gjatë protestës “Jo në emrin tim” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në dëshminë e tij, ai foli për plagët e thella të luftës dhe kujtimet e hidhura për bashkëluftëtarët që ranë dëshmorë.

“Ishallah shërohem shpejt. Gjumin kurrë s’mundem me bo si gjumë, më kujtohen shokët që m’u kanë vra. Hala nuk besoj me zemër që janë vra”, është shprehur ai.

Ky rrëfim u nda me protestuesit, duke ngjallur emocione të thella dhe prekëse tek të pranishmit.

Burimi: Indeksonline