Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, i cili përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit të premten pasdite dhe gjatë natës së shtunë do të ketë reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra në një metër katror. Pastaj vijon periudha e motit të qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit.